Hapen aplikimet për Programin e Trajnimit në Kërkimin Shkencor

Instituti i Studimeve Politike ‘Sami Frashëri’ me mbështetjen e Qendrës për Studime të Avancuara hap thirrjen për Programin e Trajnimit në Kërkimin Shkencor.

Qëllimet kryesore të programit të programit janë të përmirësojë aftësitë kërkimore të studiuesve të rinj dhe të kontribuojë në zhvillimin e një kulture të shëndetshme kërkimore shkencore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ftojmë të gjithë studiuesit e rinj që kanë përfunduar studimet e nivelit Master, janë duke kryer studimet e Doktoraturës, ose në fazën e hershme pas përfundimit të studimeve doktorale, të aplikojnë në mënyrë që të përmirësojnë  ose avancojnë aftësitë metodologjike në kërkimin shkencor.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të udhëhiqen në procesin e kërkimit nga një ekip profesionist deri në përfundimin e punimeve të propozuar.

Artikujt do të publikohen, sipas meritës akademike, në revista shkencore dhe në websitin e organizatave që zhvillojnë programin.   

Secili pjesëmarrës i përzgjedhur do të përfitojnë një pagesë prej 600 Euro si shpërblim për dedikimin dhe punën e bërë gjatë procesit kërkimor.  

Thirrja e është e hapur deri më 12 Shtator 2022. Për informacion më të më detajuar në lidhje me programin dhe për procedurat e aplikimit ndiqni udhëzimet e përshkruar tek Thirrja për Aplikim dhe Forma e Aplikimit.

Thirrja-per-Aplikim_2022