Thirrje për pjesëmarrje në konferencën “Siguria në Ballkanin Perëndimor”

Konferenca fillon:

  

Universiteti “Aleksandër Moisiu, Durrës, në bashkëpunim me Universitetin Côte D’Azur, Nice, Francë, në partneritet me ISP ‘Sami Frashëri’, organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare Siguria në Ballkanin Perëndimor”, e cila do të mbahet më 20 Maj 2022 në Durrës.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të stimulojë debatin ndërmjet akademikëve, ekspertëve, përfaqësuesve të qeverisjes qendrore, vendore si dhe grupeve të interesit, në mënyrë që të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme për problemet e sfidat e sigurisë me të cilat përballen vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  

Kjo konferencë ka si synim të nxisë hulumtimet, kërkimin, diskutimin dhe të menduarit kritik rreth çështjeve të lidhura me sigurinë politike, ekonomike, sociale dhe humane në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor; çështje të lidhura me to si: integrimi europian i vendeve të rajonit, instrumentet e BE-së në promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon,  mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, dhe ndikimi i palëve të treta.   

Kjo konferencë synon të krijojë një debat konstruktiv e të nxjerrë konkluzione e rekomandime në kuadër të sigurisë në Ballkanin perëndomor, si dhe ndikimin e aktorëve të ndryshëm në këtë proces.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqesin një abstrakt të zgjeruar me 1000-1500 fjalë. Abstraktet do të shqyrtohen dhe pranohen mbi bazën e cilësisë së tyre dhe lidhjes me fushën e studimit të Konferencës. Të gjitha punimet e përzgjedhura për pjesëmarrje duhet të jenë origjinale dhe të mos jenë publikuar tjetërkund.

Konferenca do të jetë e përqendruar, por jo e kufizuar në tematikat e mëposhtme:

  • Siguria në Ballkan në perspektiven e ndryshimeve ne sistemin ndërkombëtar
  • Roli i Bashkimit Evropian në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal
  • Integrimi në Bashkimin Evropian, perspektiva dhe sfida 
  • Zgjidhja post-jugosllave, – zgjidhje e qëndrueshme apo burim konfliktesh
  • Mekanizmat e Bashkëpunimit Rajonal, – Instrumente Efektive apo te Dështuar
  • Iniciativat brendarajonale – Ballkani i Hapur si rast studimor   
  • Shkëmbimet ekonomike si instrument ndërvarësie
  • Ndërvarësia sociale si garanci për paqen dhe prosperitetin e rajonit

DATA TË RËNDËSISHME

  • Dorëzimi i Abstrakteve të zgjeruara:  02.04.2022
  • Njoftimi i Pranimit: 17.04.2022
  • Afati i pagesës: 30.04.2022
  • Data e Konferencës: 20 Maj 2022