‘Sami Frashëri’ trajnon studiuesit e rinj për kërkimin shkencor

Instituti i Studimeve Politike ‘Sami Frashëri’ me mbështetjen e Qendrës për Studime të Avancuara organizoi më 1 dhe 2 Tetor në Tiranë fazën e parë të trajnimit për Programin e Trajnimit në Kërkimin Shkencor.

Qëllimet kryesore të programit janë të përmirësojë aftësitë kërkimore të studiuesve të rinj dhe të kontribuojë në zhvillimin e një kulture të shëndetshme kërkimore shkencore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në trajnimin dy ditor morën pjesë 14 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova të cilët u trajnuar për mënyrën e hartimit të një projekti të sukseshëm kërkimor. Pjesëmarrësit do të vijojnë me propozimin e një projekti kërkimor dhe dhjetë prej tyre do të vijojnë më tej programin. 

Trajnimi u drejtua nga Jeton Mehmeti (PhD), i cili është anëtar i fakultetit në RIT (Rochester Institute of Technology) Kosovë. Jeton Mehmeti ka një karrierë të gjatë akademike ku mund të veçohet edhe fati që ka qenë pedagog i ftuar në Universitetin e Illinois dhe në Universitetin e Grazit.

Pjesëmarrësit e panë këtë seminar trajnimi si një mundësi të rrallë dhe u shprehën entuziast për vijimin e mëtejshëm të programit. Së bashku me profesor Fatjonin, ata parashtruan ide mjaft interesante që do të shndërrohen në projekte kërkimorë premtues. 

Pjesëmarrësit do të paraqesin nga një projekt kërkimor i cili do të shqyrtohen nga një ekip akademikësh sipas procedurave të ‘blind peer review’ dhe do të renditen sipas meritës shkencore. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të vijojnë me një trajnim intensiv në muajin nëntor i cili do të përqendrohet në metodat e kërkimit shkencor dhe më pas do të mentorohen gjatë gjithë periudhës së shkrimit të artikullit. 

Artikujt do të publikohen, sipas meritës akademike, në revista shkencore dhe në faqet zyrtare të organizatave që zhvillojnë programin.   

Secili pjesëmarrës i përzgjedhur do të përfitojnë një pagesë prej 600 Euro si shpërblim për dedikimin dhe punën e bërë gjatë procesit kërkimor.