Research Coaching Program: Thirrje për aplikim

Research Coaching Program

Demografia dhe e Ardhmja e Shqipërisë

Instituti i Studimeve Politike “Sami Frashëri”, me mbështetjen e Center for Advanced Studies shpall thirrjen për aplikime në kuadër të Programit të Kërkimit dhe Trajnimit: Demografia dhe e Ardhmja e Shqipërisë.

Programi synon të trajnojë studentë dhe të rinj të diplomuar në mendim të orientuar drejt së ardhmes dhe në hartimin e politikave publike, duke u fokusuar në sfidat që lidhen me transformimin demografik të Shqipërisë.

Programi bazohet në qasjen e policy incubator, ku analizimi i gjendjes aktuale, diskutimi kritik dhe imagjinimi i skenarëve të së ardhmes shndërrohen në propozime konkrete politike.

Çfarë përfshin programi

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të:

  • Ndjekin një trajnim intensiv 2-ditor në:
    • futures thinking
    • policy analysis
    • policy writing
  • Marrin pjesë në 10 diskutime tematike mbi sfidat e ardhshme të Shqipërisë
  • Zhvillojnë një policy paper (~10 faqe) në bashkëpunim me një mentor
  • Përfitojnë:
    • dëshmi të ndjekjes së programit
    • shpërblim prej 200 euro në përfundim të suksesshëm të programit

Kush mund të aplikojë

Programi është i hapur për:

  • Studentë dhe të diplomuar të rinj në:
    • shkenca politike
    • ekonomi
    • sociologji
    • administratë publike
    • fusha të afërta

Kandidatët duhet të tregojnë:

  • interes për çështjet publike
  • aftësi analitike
  • gatishmëri për angazhim gjatë gjithë programit

Angazhimi i pjesëmarrësve

Pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet të:

  • Marrin pjesë në trajnimin 2-ditor
  • Ndjekin të gjitha 10 diskutimet tematike
  • Punojnë në mënyrë të vazhdueshme me mentorin
  • Dorëzojnë një policy paper (~10 faqe)

Si të aplikoni

Aplikimi kryhet online përmes formularit:
👉 https://forms.gle/qekdJkVf9arVh5hg9

Aplikantët duhet të:

  • Plotësojnë formularin online
  • Ngarkojnë:
    • CV (PDF)
  • Përgjigjen ndaj pyetjeve analitike të përfshira në formular

Afatet

  • Afati i aplikimit: 20 Prill
  • Njoftimi i kandidatëve të përzgjedhur: 30 Prill
  • Fillimi i programit: 8 Maj

Procesi i përzgjedhjes

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen mbi bazën e:

  • profilit akademik
  • cilësisë së përgjigjeve analitike
  • motivimit dhe angazhimit

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (10 vende).





Sami Frasheri Institute
Rruga Pjeter Budi,
Qyteti Studenti, Tiranë